180 milionë euro për Shqipërinë dhe 100 për Kosovën i ndau BE-ja, derisa për RMV-në 160 milionë

Maqedonia e Veriut do të pranojë 160 milionë euro nga Komisioni Evropian për të tejkaluar pasojat e shkaktuara nga virusi korona, transmeton Portalb.mk.

Komisioni Evropian përveç Maqedonisë së Veriut, do të ndihmojë edhe 7 shtete të tjera në këtë sfidë.

Shqipëria në kuadër të kësaj ndihme do të marrë 180 milionë euro, Kosova 100 milionë euro, Gjeorgjia (150), Jordania (700), Moldavia (100), Ukraina 1.2 miliard euro dhe Mali i Zi 60 milionë euro.

Ndryshe, Komisioni në emër të BE-së, ka miratuar Memorandumin për Mirëkuptim (MpM) për programet e ndihmës makro-financiare (NMF) me tetë partnerë. Marrëveshjet janë pjesë e Pakos për NMF, me vlerë prej 3 miliardë euro për dhjetë vende të cilat janë në proces të zgjerimit dhe vende nga fqinjësia, me synim tu dilet në ndihmë të kufizojnë kolapsin ekonomik nga pandemia me korona virusin. Maqedonisë së Veriut i janë aprovuar 160 milionë euro ndihmë financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button