U anulua sfida ndërmjet Dritës dhe Linfieldit shkaku i virusit korona

Është anuluar ndeshja ndërmjet Dritës dhe Linfieldit për shkak të koronavirusit.

Këtë e ka konfirmuar klubi irlandez përmes Twitterit, por edhe Drita përmes faqes në Facebook.

“Ju njoftojmë që ndeshja finale e paraparë të zhvillohet sot në ora 18:00 me kampionin e Irlandës së Veriut, Linfield, nuk do të zhvillohet”, ka shkruar Drita, transmeton KOHA.

Drita tutje ka shtuar ky vendim është marrë nga autoritetet zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n për shkak që në testimin e fundit një lojtar i klubit ka rezultuar pozitiv.

“Vendimi për fatin e ndeshjes do të merret në ditët në vijim nga Komisioni Disiplinor”, thotë Drita.

Drita e Linfieldi pritej të luanin në finalen e fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Hamdi Namani kishte rezultuar dje pozitiv, kurse në ndeshjen e parë nuk ishin paraqitur Fidan Gërbeshi e Bujar Shabani, pasi Gërbeshi kishte rezultuar pozitiv. Ndërkaq në testin e djeshëm përpos Namanit të gjithë kishin rezultuar negativë.

E këtë e ka konfirmuar edhe UEFA, e cila thotë se ky vendim është marrë në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore zvicerane.

Gjithashtu UEFA bën të ditur se në karantinë është vendosur i gjithë ekipi i Dritës.

“Çështja tani do të paraqitet në Organin e Kontrollit dhe Disiplinës të UEFA-s, për një vendim që do të merret në përputhje me Aneksin I të rregullores së Ligës së Kampionëve për vitin 2020/2021, që ishte miratuar në javën e kaluar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s”, thuhet në faqen zyrtare të UEFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button