Tetovë, plagoset i riu para diskotekës

Pas një rrahjeje para diskotekës “Skorpios” në Tetovë është plagosur 21 vjeçari S.J., i cili ka jetuar në Dyseldorf të Gjermanisë, por që ka ardhur tek të afërmit për festat.

Sipas policisë së Tetovës, përderisa kanë qenë në diskotekë, në të shtënat e armës i ka parapri një rrahje me grushte me 32 vjeçarin M.Gj., nga Tetova.
 
Rrahja ka vazhduar edhe në oborrin e diskotekës, ndërsa kur 21 vjeçari ka arritur të largohet dhe ka filluar të ikë, 32 vjeçari M.Gj., ka nxjerrë pistoletën dhe ka filluar të shkrep disa plumba në drejtim të tij duke e plagosur në dorë.
 
I plagosuri ka arritur të tërhiqet deri në oborrin e monopolist të Tetovës ku është strehuar nga një punonjës i sigurimit të objektit. Menjëherë më pas është dërguar në spitalin e Tetovës, ndërsa pas ndihmës së ofruar është lëshuar në shtëpi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button