Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 140 pacient të infektuar me virusin korona në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 140 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë kryer 603 testime për të dyshuar, transmeton ABC.

Ky është numër rekord i rasteve të reja gjatë 24 orëve që nga fillimi i pandemisë. Po ashtu, rekord është edhe numri i testimeve të kryera.

Numri në total i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 6676.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

Fatkeqësisht ministria njoftoi 5  humbje jete. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)
Testime totale 47051
Raste pozitive 6676
Raste të shëruara 3480
Raste Aktive 2991
Humbje jete 205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1657
Durrës 360
Shkodër 253
Fier 129
Vlorë 107
Lezhë 104
Korçë 99
Kukës 96
Elbasan 69
Berat 49
Dibër 35
Gjirokastër 33

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button