Pandemia shtoi ankthin, rrezik për sëmundjet kardiovaskulare

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në shtimin e ankthit, që është një shkaktarët e sëmundjeve të zemrës. Mjeku kardiolog Taulant Gishto thekson se frika nga pandemia shton ankthin dhe kjo rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, transmeton ABC.

”Të gjitha sëmundjet e zemrës kanë qenë njësoj dhe numri i rasteve që kemi patur të këtij viti, ka qenë i njëjti me atë të një viti më parë. Sëmundjet kardiovaskulare nuk janë të ndikuara nga Covid-19. Edhe moshat e reja kanë filluar të kenë nevojë sidomos si pasojë e ndikimit të gjendjes psiko-emocionale që shpesh herë ngatërrohen me sëmundjet kardiovaskulare.”

Nga të dhënat e vitit 2019, 53.4 për qind e vdekjeve kanë qenë të shkaktuara nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe të zemrës, duke e renditur Shqipërinë të pestën në Evropë.

Për mjekun kardiolog shifrat e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare janë thuajse të njëjta me vitet e mëparshme. Por ai vë në dukje faktin se vihet re ulja e moshës së të prekurve nga këto sëmundje, të cilët nuk kursejnë as të rinjtë.

”Shumica e njerëzve bënin një jetë sidentare, pra një jetë që ishte e kufizuar në shtëpi, pa aktivitet fizik. Kjo është një nga faktorët e riskut për precipitimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Pra, mungesa e aktivitet fizik është e dëmshme për pjesën e sëmundjeve kardiovaskulare.”

Sa i përket situatës në Evropë, në bullgari 66% e vdekjeve shkaktohen nga problemet kardio vaskulare, duke mbajtur kështu vendin e parë në Evropë, e ndjekur nga Rumania (58%), Lituania (57%), Letonia (55%) dhe Shqipëria (53.7%). Pas Shqipërisë renditet Serbia me 51.9%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button