RMV, Qeveria lejoi hyrjen e dy forcave të huaja të armatosura dhe përfshirjen e ushtarëve vendas në dy misione

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 80-të miratoi Vendimin që lejon hyrjen e forcave të huaja të armatosura në vend dhe qëndrimin e tyre për kryerjen e ushtrimeve, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së sot e shqyrtoi dhe pranoi Informacionin, dhe në bazë të saj miratoi Vendimin për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të huaja të armatosura në territorin e RMV-së për shkak të kryerjes të ushtrimeve”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se planifikohet hyrja dhe qëndrimi i 170 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të SHBA-ve dhe 10 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura nga Polonia në kuadër të KFOR-it.

Aktivitetet planifikohen të mbahen nga 19 gushti deri më 25 shtator të këtij viti në Poligonin ushtarak “Krivollak”.  Pjesë e ushtrimeve do të jetë edhe Armata e RMV-së.

Në seancë u vendos që 15 ushtarë të Armatës së RMV-së të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake në Gjermani prej 1 deri më 29 shtator, si dhe 15 ushtarë tjerë të marrin pjesë në ushtrime ushtarake në Rumani nga 14 deri më 27 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button