A po futet Maqedonia e Veriut në krizë parlamentare kushtetuese politike!?

Neni “problematik” kushtetues përsëri po aktualizohet në jetën kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për dispozitën e nenit 90 të Kushtetutës së RMV-së, e cila e përcakton dhënien e mandatit kandidatit për kryeministër për formimin e Qeverisë së RMV-së. Ky nen i “famshëm” kushtetues këto ditë me të madhe po komentohet e po interpretohet duke filluar nga qytetari më i thjeshtë e deri te elita shtetërore.

Kujtojmë se ky nen kushtetues e solli në krizë kushtetuese Maqedoninë e Veriut edhe në vitin 2016, atëherë kur kryetari jonë “i famshmën”, Gjorge Ivanov brenda afatit 10 ditor kushtetues, pa mëdyshje ia besojë mandatin kandidatit Nikolla Gruevskit i cili “pa – s’pa” në ditën e fundit të 20 ditëshit të afatit kushtetues ia ktheu prap mandatin kryetarit të shtetit. Pas kthimit të mandatit, ai refuzoi që t’ia jep mandatin partisë së dytë që kishte fituar më shumë vota në zgjedhjet e vitit 2016, e që ishte kryetari i saj, Zoran Zaev, i cili më tashmë vetëm se i kishte siguruar me nënshkrime 67 deputetë për sigurimin e shumicës parlamentare. Mandatari i atëhershëm, ishte i vetmi prej kandidatëve të deriatëhershëm të Maqedonisë së Veriut i cili nënshkroi garancë se do të angazhohet për mbrojtjen e unitetit dhe sovranitetit të shtetit.

Për të qenë situata edhe më e komplikuar, më 4 gusht u mbajt seanca e parë e Kuvendit të RMV-së, atë e thirri dhe e kryesoi spikeri i BDI-së, Talat Xhaferi.  Në opinion vazhdohet edhe më tutje të spekulohet dhe të interpretohet neni 90 i Kushtetutës se tashmë veçmë u konstituua Parlamenti, me çka u vendosën në huti prej te kryetari i shtetit, te kryetari i partisë fituese në këto zgjedhje parlamentare, Zoran Zaev e deri te ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.

Në këtë drejtim, vetëm Talat Xhaferi u tregua konstruktiv duke qëndruar besnik ndaj Kushtetutës së RMV-së, duke e përkrahur interpretimin kushtetues se momenti kohor se kur konsiderohet se është konstituuar Parlamenti është pikërisht momenti i zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit dhe prej atij momenti fillon të rrjedhë afati 10 ditor kushtetues për besimin e mandatit për formimin e Qeverisë nga Kryetari i Republikës. (J. Shasivari, 120 deputetët e verifikuar nuk domethënë edhe Parlament të konstituar). Si pasojë e kësaj, të gjithë janë “huti” dhe në “ethe” dhe janë të bindur se me verifikimin e mandateve të deputetëve është konstituuar Parlamenti dhe afati kushtetues 10 ditor për dhënien e mandatit nga ana e kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski ka filluar të rrjedhë nga 5 gushti i vitit 2020.

Ky mozaik i ngjarjeve u begatua edhe me implikimin e Gjykatës Kushtetuese të RMV-së. Ajo u tregua decide se pa e siguruar shumicën parlamentare prej 61 deputetëve, kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski nuk mund t’ia jep mandatin partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut, konkretisht LSDM-së.

“Nuk mundet presidenti t’ia jep mandatin për formimin e Qeverisë partisë që ka më shumë mandate në parlament për arsye se ne nuk kemi një parti e cila ka 61 deputetë. Sipas Kushtetutës, presidenti nuk mund t’ia jep mandatin partisë e cila ka 46 apo 44 deputetë, nëse nuk ka shumicë parlamentare prej 61 deputetësh. Në rast se nuk njoftohet presidenti për një shumicë të tillë, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.”

“Sa jemi afër, aq jemi larg nga formimi i Qeverisë” kështu e vlerësoi këtë situatë post zgjedhore, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, që qartë pasqyrohet gjendja në Maqedoninë e Veriut se “sharra ka has në gozhdë”. Ata e kushtëzojnë formimin e Qeverisë me “kryeministrin e parë shqiptar”, ide që si duket Zoran Zaev është kategorikisht kundër. Kalkulimet dhe matematikat post zgjedhore nuk japin mundësi tjetër për formim të Qeverisë, kështu edhe më shumë bindjet tona na dërgojnë se formimi i Qeverisë po ecën me “shpejtësinë” e kërmillit dhe nuk përjashtohet mundësia më pak e mundshme për futjen e shtetit në krizë kushtetuese parlamentare. Por, nuk i dihet!

Nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në konferencë për shtyp njoftoi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se “integristët” do të bisedojnë për formimin e Qeverisë me LSDM-në, pasi që ata kanë marrë më shumë deputetë në zgjedhjet e 15 korrikut. Cili “kompromis” do të jetë faktor në formimin e Qeverisë kësaj radhe ngelet të shihet me interes.

Përndryshe, duke pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve, Qeveria mund të formohet në minutën e 90’ shprehur në zhargon sportiv ose vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme! VMRO-DPMNE, edhe kësaj radhe si duket nuk do të arrijë në shumicën prej 61 deputetëve, por edhe nëse ndodh ndonjë “çudi” në shtetin e “çudirave”, ajo do të jetë e kushtëzuar nga BDI por edhe nga partitë tjera shqiptare, e para me “kryeministrin shqiptar” dhe të tjerët së bashku me BDI me “tri marrëveshjet e famshme”. Nëse e para nuk ndodh, atëherë e dyta doemos duhet të ndodhë e atëherë do të jemi përpara një situate shumë interesante: ose partitë shqiptare duhet të dorëhiqen nga Marrëveshja e Prespës të koalicionojnë me VMRO-DPMNE ose VMRO-DPMNE ta pranojnë Marrëveshjen e Prespës, për shkak se kjo parti moti e ka kundërshtuar këtë marrëveshje. Opcion të tretë s’ka!

(Autori është magjistrant në drejtimin “E drejta kushtetuese dhe administrative, pranë Fakultetit Juridik – UEJL);

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button