fbpx

Filipçe: Qëndrimi i Komisionit është mësim onlajn, përveç për klasat e para

Qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është që mësimi të fillojë të realizohet onllajn, përveç për klasat e para në të cilat nevojitet prani fizike e fëmijëve, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Frikohemi në këtë situatë, në vjeshtë, kur nuk e dimë se çka mund të na presë dhe me çka përballemi, si dhe të gjitha vendet në Evropë, do të jetë shumë e rrezikshme që të lejojmë që fëmijët të kthehen pa kurrfarë kufizimesh në hapësira të mbyllura”, deklaroi Filipçe në lajmet e TV Kanal 5.

Gjatë kësaj ai theksoi për rreziqet për përhapjen e infeksionit gjatë transportit nga dhe deri në shkollë, pastaj komunikimi i fëmijëve në pushime, gjatë hyrjes në shkolla, në hapësirat e përbashkëta dhe korridore.

Këtë qëndrim sot, tha Filipçe, e ka prezantuar në mbledhjen e Qeverisë dhe shtoi se diskutimi ende po zgjat dhe pret që Qeveria për disa ditë ta sjellë përfundimin final, transmeton MIA.

“Qëndrim definitiv, duke i pasur parasysh edhe të gjitha aspektet tjera të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, besoj se Qeveria do të ndërmarrë përfundim definitiv në ditët në vazhdim”, tha Filipçe.

Mbledhja e Komisionit për Sëmundje ngjitëse me përfaqësues të MASH sot ishte shtyrë për nesër, ndërsa protokollet për mënyrën e realizimit dhe modelet e mësimit ishte paralajmëruar që të bëhen të ditura më 10 gusht.

Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se për nesër është caktuar mbledhje e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në të cilën do t’i shqyrtojnë protokollet për punë të kopshteve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close