Sulmohet autobusi i shiitëve, 19 pelegrinë të vrarë

Të paktën 19 pelegrinë shiitë kanë humbur jetën në provincën Baluçistan të Pakistanit, kur autobusi me të cilin udhëtonin është goditur nga një bombë. 

Burimet zyrtare bëjnë të ditur edhe për të paktën 15 njerëz të tjerë të plagosur, transmeton REL.

Mësohet se bomba është montuar në automjet dhe ka shpërthyer me telekomandë.

Dy zyrtarë të sigurisë janë plagosur po ashtu nga shpërthimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button