Indonezia filloi me testimin e vaksinës kineze kundër koronavirusit

Indonezia sot filloi me testimin e vaksinës  kundër koronavirusit, të zhvilluar nga laboratoria Sinovac Biotek, te 1.600 vullnetarë, shkruan Mia.mk.

I quajtur Koronavak (Coronavac), ajo është një nga vaksinat e rralla në fazën e fundit nga hulumtimet klinike para se të marrë miratim përfundimtar për përdorim. Testimi i vaksinës është parashikuar të zgjasë deri në muajin shkurt.

Vaksina në të njëjtën kohë testohet  te 9.000 vullnetarë në Brazil, vendi i dytë   më rëndë i goditur nga pandemia e koronavirusit pas SHBA-së.

Guvernatori i provincës Java Perëndimore  e cila ka më së shumti popullatë  në Indonezi, është një nga 1.620 personat të cilët duhet të marrin pjesë në hulumtimet  klinike të vaksinës, të cilat janë parashikuar  të zgjasin deri në shkurt.

Nëse pas këtyre testeve tregohet se vaksina  nuk është e rrezikshme dhe është efikase, autoritetet indoneziane parashikojnë se do të prodhojnë  një numër të madh të dozave për atë  arkipelag të madh me 270 milion banorë.

Presidenti indonezian Xhoko Vidodo sot e vizitoi fabrikën në qytetin Bandung në qendër të ishullit Java, e cila e udhëheq kompaninë farmaceutike shtetërore Bio farma, që  duhet ta prodhojë vaksinën.

“Edhe njëherë potencoj se kërcënimi nga Kovid-19 nuk do të përfundojë derisa  nuk vaksinohen të gjithë indonezianët”, theksoi Vidodo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button