(Reportazhë) Ballistët, tifozët që i futën ethet Beogradit!

Një jetë përndjekje, diskriminim, rrahje, burgosje, izolim dhe gjithçka tjetër për ti ndaluar por pa sukses. Ata quhen “Ballistë”, sjanë luftëtarë, as krah politik, as parti por janë tifozët me të flaktë anembanë trojeve shqiptare, janë tifozët e klubit futbollistik Shkendia e Tetovës.

Dashuria e madhe për ngjyrat kuq e zi, etja për te brohoritur shqip dhe dëshira për ta mbeshtetur klubin e tyre të zemrës, ju dha shtysë dhe forcë disa të rinjve tetovarë që në vitin 1992 të krijojnë zyrtarisht një grup tifozësh që më pas u emëruan ”Ballistët”.

Edhe përkundër përpjekjeve të mëdha te pushtetit të atëhershëm për ti ndaluar i cili përdori të gjitha format dhe mënyrat, madje edhe ato më ç`njezoret, djemtë e Sharrit nuk reshtën se kënduari këngën “Besa besë” dhe shumë këngë të tjera duke motivuar futbollistët e Shkëndisë në fushën e blertë për çdo ndeshje. Ato nuk kishin armë e as mjete tjera për tu mbrojtur nga sulmet policore të cilat ishin evidente gati ne çdo ndeshje ku luante Shkendia dhe ku ishin Ballistët por kishin diçka më të fortë se aq, ata kishin dashurinë për ngjyrat kuq e zi.

Me kalimin e viteve, Ballistët bëheshin më te fuqishëm dhe më te zëshëm, duke marrë për bazë veprimet e tyre mund të themi se luanin rrolin e një lëvizjeje kombëtare e cila nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga qëllimet e veta edhe pse vazhdimisht ishin nën presion. Ata ishin atje ku ishte Shkëndia, në Strumicë, në Prilep, Manastir, Shkup, Shtip, Kërçovë dhe gjithkund tjetër ku përballeshin pa frikë me tifozeritë vendase, ndërsa në Tetovë Ballistët ishin gjithmonë vetëm, aty nuk guxonte të vijë askush, sepse aty stadium ju perkiste vetëm atyre, Ballistëve

Viti 2004, “Ballistët” fillojnë mbështetjen edhe për kombëtaren shqiptare

Aktiviteti i Ballistëve gjithmon vinte duke u zgjeruar dhe përpos klubit të zemrës Shkëndisë, që nga viti 2004 ata në mënyrë të organizuar filluan ta mbështesin edhe kombëtaren shqiptare të futbollit dhe atë duke qëne të pranishëm në shkallët e stadiumit Qemal Stafa për herë të parë si tifo grup në përballjen me Greqinë, ku me animin e tyre të zjarrtë befasuan opinionin mbarshqiptar, madje mund të themi se edhe e ndihmuan kombëtaren shqiptare ta fitoi atë ndeshje. Që nga ajo ditë deri në ditët e sotme, Ballistët nuk mungojnë thuajse në asnjë ndeshje ku luan kombëtarja shqiptare e futbollit.

“Kombëtaren shqiptare do ta mbështesim në çdo cep te globit, ne jetojmë për ngjyrat kuq e zi, kur bëhet fjalë për kombëtaren jemi të gjithë të bashkuar” thotë kryetari aktual i Ballistëve, Shkelzen Meta – Xeni.

Finalja e kupës së Maqedonisë në vitin 2006. Ballistët spektakolarë!

Numri i Ballistëve filloi të rritet në mënyrë të pa parashikuar dhe bashkë me të edhe forca e tyre, sigurisht që kjo pati efekt edhe tek skuadra tetovare e cila filloi të behet pretendente serioze në ndeshjet kampionale por edhe ata të kupës së Maqedonisë.

Ishte viti 2006 kur për herë të parë Shkëndia do të arrinte në finalen e kupës së Maqedonisë. Ky rast paraqiste një super motiv për Ballistët, të cilët ditën e ndeshjes e shëndrruan qytetin e Shkupit, kuq e zi. Opinioni në Maqedoni por edhe jashtë saj u impresionua nga ky rast, tifozët tetovarë krijuan një atmosferë të pa parë ndonjëherë në Maqedoni, ata nuk ndaluan në asnjë sekondë këngën e tyre për Shkëndi dhe Shqiptari. Edhe pse finalja u humb, Ballistët dëshmuan se janë shembull për tifozeritë në Ballkan dhe më gjërë, në mënyrë dinjitoze u larguan nga stadium, krenar për mbështetjen që i dhanë ekipit dhe leksionin që ju dhanë rivalëve në anën tjetër të tribunës.

15 vjetori, festa qe do të mbahet mend gjithmonë

Në vitin 2007, futbollit në Maqedoni ju servua një megaspektakël. Nën kujdesin e kryesisë së atëhershme ne krye me Valdrin Hasanin i cili ishte kryetar i grupit, Ballistët festuan 15 vjetorin e krijimit. Tashmë grupi ishte institucionalizuar dhe ekzistonte si shoqatë. Ballistët dhe Shkëndia bënin hapa të mëdha drejt progresit, ndërsa tetovarët por edhe të gjithë shqiptarët e Maqedonisë i shijonin sukseset e arritura.

Ballistët ne delir. 2010/2011 Shkëndia shpallet kampione e Maqedonisë.

Pas një pritjeje të gjatë, pune të palodhshme, sakrifica, luftë e të gjitha formave, më në fund futbollistët e Shkëndisë shpërblejnë lojtarin e tyre të dymbëdhjetë Ballistët, duke fituar kështu për herë të parë në historinë e tyre titullin kampion të Maqedonisë. Festa ishte e rezervuar, ndeshja e fundit me Metalurgun ishte formale pasi pikët e nevojshme ishin akumuluar një ndeshje më herët, kshuqë e gjitha që kishte ngelur për tu shfaqur atë ditë ju takonte Ballistve. Stadiumi i qytetit ishte si kurrë më parë, mbizotronin vetëm ngjyrat kuq e zi. Jehona e këngëve dhe brohoritjeve deportonte deri ne majat e larta të Sharrit, Shkëndia ishte kampione dhe Ballistët ishin ndër meritorët kryesorë të këtij suksesi. Koreografi spektakolare, mesazhe falenderimi, flakadanë, këngë e valle dhe gjithçka tjetër. Ishte një shfaqje unike që rrallë mund të shihet nëpër stadiume. Meritat ishin të Ballistëve.

Shkëndia vs Partizani i Beogradit. Ballistët paralajmërojnë udhtim per në Sërbi. Dridhet Beogradi, reagon UEFA!

Pas fitimit të kampionatit, ekipi i Shkëndisë do të përfaqsonte Maqedoninë në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve, ku përball do të kishte skuadrën e Partizanit të Beogradit.

Ndeshja e parë luhej në Beograd, ndërsa Ballistët edhe përkundër rrethanave, nuk hezituan të organizohen për të udhtuar drejt Sërbisë dhe për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës ashtu siç e kishin bërë atë 19 vjetë me radhë.

Organizimi ishte gati, mjetet u siguruan dhe Ballistët me padurim prisnin ditën e ndeshjes, dëshira për pjesmarrje në këtë takim ishte e madhe.

Beogradin e kapën ethet e frikës, zëri i Ballistëve ishte dëgjuar edhe atje, organizatorët e ndeshjes dhe policia sërbe në panikë te madhe u dorëzuan para institucionit më të lartë të futbollit Evropjan, UEFA duke kërkuar nga kjo e fundit që të mos lejoj tifozët shqiptar nga Tetova të udhtojnë drejt Beogradit pasi organet sërbe nuk mund ta kontrollojnë situatën dhe ta sigurojnë ndeshjen. UEFA nuk ka zgjidhje tjetër, pranon kërkesën sërbe dhe u ndalon Ballistëve udhtimin drejt Beogradit. Ndeshja u humb, edhe pse ne stadiumin e Partizanit kishte shumë shqiptarë, ata nuk u lejuan që në menyrë te organizuar të jenë të pranishëm në këtë takim.

Por shtatë ditë më vonë, ndeshja kthyese zhvillohej në Shkup, Ballistët ashtu si para disa vitesh ne finalen e kupës, edhe kësaj radhe vërshuan qytetin e Shkupit duke e mbuluar me flamuj kombëtar dhe me ngyrat kuq e zi.

Revolta pë ndalesën e pjesmarrjes në ndeshjen e zhvilluar në Sërbi ishte e madhe, pjesmarrja e Ballistëve ne ndeshje si gjithmonë ishte mbreslënëse, koreografia si asnjëherë më pare mori lëvdata dhe komplimente edhe nga Organizata ndërkombëtare e tifozerive. E veçanta e kësaj nate ishte edhe shpalosja e flamurit gjigant, të cilin Ballistët e kishin huazuar nga Rifat Jashari, ekskluzivisht për këtë ndeshje. Mediat sërbe të befasuara, në shkrimet e tyre me ironi shtronin pyetjen “Luajmë në Shkup apo në Tiranë?”, Ballistët edhe një herë dëshmuan veten, ishin fantastikë!

20 vite frymëzim, kulturë, familje

20 vite frymëzim, kulturë, familje. Kjo ishte motoja e kremtimit të 20 vjetorit të Ballistëve. Festimet që kishin filluar që nga data 28 nëntor në Tiranë, Vlorë dhe Shkup, ku Ballistët ju bashkangjitën festimeve të 100 vjetorit të shtetit Shqiptar morën formë në Tetovë ne 21 dhjetor, ku me rastin e ditëlindjes së 20-të, Ballistët organizuan një Akademi solemne në të cilën morën pjesë personalitete të rëndësishme te vendit si dhe mysafirë nga gjithë trojet shqiptare, për të vazhduar më pas me ndeshjen futbillistike në palestrën sportive në Tetovë, ku u përballen yjet e ekipt tetovar dhe tifozët. Për të permbyllur keto festime Ballisët kishin menduar edhe diçka tjetër. Në bashkpunim me tifo grupet e tjera shqiptare në Maqedoni “Shvercerat” e Shkupit si dhe “Sokolat” e Dibrës, ata organizuan një manifestim ku nderuan me mirnjohje sportistët më të mirë shqiptar në Maqedoni, me çka edhe përmbyllën ditët e kremtimit të 20 vjetorit.

Jam shumë i kënaqur me këtë që kemi arritur, ne ju përkasim ngjyrave kuq e zi, gjithmonë do të kendojmë shqip, gjithmonë do të jemi aty ku ka shqiptarë, ne nuk ngurojmë te shkojmë as në Beograd nëse këtë do të na lejonin, ne jemi krijuar nga një ndjenjë, nga një dashuri për Shkëndinë, për flamurin dhe për kombin shqiptar” u shpreh kryetari aktual i Ballistëve, Shkëlzen Meta – Xeni.

“Nuk njohim rivalë, respektojmë vetëm tifo grupet shqiptare, aty ku jemi ne, stadiumi është i gjithi i yni, ne nuk i ndajmë gjërat sepse të gjitha janë tonat, të Ballistëve të kuq e zinjve. Do të jemi aty ku shqiptarët kanë nevojë, si në futboll apo në gjithë aktivitetet tjera sportive qe përfaqsojnë ngjyrat kuq e zi, kemi dëshmuar se ne ju ndodhemi pranë shqiptarëve edhe në fusha të tjera të jetës, mbështesim luftëtarët e lirisë dhe gjitha lëvizjet tjera kombëtare. Këtë vit na presin ballafaqime të forta në tribunë, të gjitha ndeshjet i konsiderojmë si derbi dhe ju sigurojmë spektakël në sezonin e ardhshëm” thotë udhëheqësi i tribunës  Elmedini, i cili njihet me nofkën “Shminki”.

Tradita vazhdon, Shkëndia shënon suksese ndërsa meritorët më të medhenjë për këtë janë tifozët e tyre, këto djemë qe nuk i ndalon as bora, as shiu e as dielli përvëlues, ata janë gjithmon aty, me Shkëndinë dhe për Shkëndinë, krenaria e Tetovës dhe e gjithë Shqiptarisë, nipërit e Xhemo Hasës, Ballistët e Tetovës.  

Faton Arifi /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button