Gjoba për dy persona që kanë organizuar festë me 60-80 të ftuar për Bajram dhe për disa që kanë organizuar fejesë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar propozim për dhënien e urdhër-pagesës kundër dy personave për veprën penale – mosveprim, sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë sipas nenit 206, paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

Të akuzuarit kanë vepruar në kundërshtim me vendimin për ndalim të mbajtjes së tubimeve dhe mbledhjeve masive dhe ngjarjeve në hapësirë të mbyllur dhe të hapur nga çfarëdo lloji, me të cilën janë përfshirë edhe tubimet private. Ata gjatë kohës së festës së Kurban Bajramit, në oborrin e shtëpisë familjare, kanë organizuar festë familjare në të cilën kanë marrë pjesë 60 deri në 80 të ftuar. Për të akuzuarit, prokurori publik ka propozuar dënime në para prej 100 gjobave ditore me nga 25 euro (2.500 euro).

Kundër personave tjerë, prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës, Prokuroria Publike ka dorëzuar akuzë për veprën penale – Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë sipas nenit 206, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Në kundërshtim me vendimin dhe protokollet për hapje të objekteve të hotelierisë për ushqim, me të cilat ndalohet organizimi i festave në pjesët e hapura të objektit dhe në pjesët e mbyllura, ata kanë organizuar festë me rastin e fejesës së djalit të njërit prej të akuzuarve në objektin hotelierik në pronësi të të akuzuarit tjetër. Në festë kanë marrë pjesë rreth 15 të ftuar.

Kundër 18 personave, Prokuroria e Shkupit ka dorëzuar akuzë për dhënien e urdhër-pagesave për mosrespektim të ndalesës së vendimit për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e Maqedonisë së Veriut. Në fakt, gjatë kohës së orës policore, personat kanë lëvizur në lokacione të ndryshme të qytetit. Për këto të akuzuar deri te Gjykata Penale e Shkupit janë propozuar gjoba prej nga 2.000 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button