Bjellorusi, ka humbur jetën një nga protestuesit që dolën në rrugë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale

Ministria e Punëve të Brendshme e Bjellorusisë njoftoi se një nga protestuesit që dolën në rrugë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale ka humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë zyrtare në median sociale, ministria bjelloruse njoftoi se forcat speciale ndërhynë në demonstratat e paautorizuara në Minsk që u organizuan kundër fitores së presidentit Alexandar Lukashenko në zgjedhjet presidenciale.

Ministria tha se persoi i vdekur po përpiqej të hidhte një eksploziv të paidentifikuar në drejtim të forcave speciale që përpiqeshin të shpërndanin demonstruesit në momentin kur humbi jetën.

“Eksplozivi shpërtheu në duart e demonstruesit dhe ai humbi jetën e tij”, thuhet në deklaratë.

“Organizatorët po i inkurajojnë njerëzit në ngjarje të paligjshme”

Ndërkohë, ministri i brendshëm Yuriy Karayev tha në një deklaratë se ata që nuk u shërbejnë interesave të Bjellorusisë dhe popullit të saj, po bëjnë përpjekje për të prishur situatën dhe për ta çuar shoqërinë drejt mosmarrëveshjeve.

“Është e qartë se organizatorët po i përdorin njerëzit si material të konsumueshëm duke i inkurajuar ata në ngjarje të paligjshme. Ata po i instrumentalizojnë fëmijët në lojërat e tyre të pista duke i shfrytëzuar ata”, tha Karayev.

Karayev kujtoi se forcat e sigurisë kanë paralajmëruar shumë herë qytetarët dhe u kanë kërkuar atyre të jenë të kujdesshëm ndaj teknologjive të informacionit që manipulojnë shoqërinë, duke shtuar se edhe ata që mirën pjesë në demonstrata të paautorizuara, edhe policia pësuan, sepse këto paralajmërime nuk u dëgjuan.

Duke theksuar se nuk do të lejojnë që situata në vend të destabilizohet, Karayev tha: “Ne kemi fuqi dhe mjete të mjaftueshme për këtë. Paralajmërojmë se të gjitha llojet e shkeljeve të ligjit do të shtypen dhe autorët do të mbahen përgjegjës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button