Kosovë, kompania turke Sezin ofroi donacion për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës si dhe Ministria e Shëndetësisë bashkë me agjenci ndërlidhëse të tjera, kanë pranuar një donacion nga kompania turke Sezin, me mjete për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësministri i MPB-së, Yıldıray Bajram, tha se për realizimin e këtij donacioni ka ndihmuar mërgata shqiptare në Turqi e cila siç tha ai është urë lidhëse midis të dyja vendeve.

Ky donacion u bë e ditur se përbëhet nga mijëra maska, protektorë e materiale tjera me rëndësi për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Donacioni që pranojmë sot e që përbëhet nga 100 mijë maska, afro 3 mijë mbrojtëse (protektorë), si dhe material të tjera, është me rëndësi të veçantë pasi iniciativa rrjedh nga Sinan Yıldız, i cili është një nga menaxherët e kësaj kompanie me prejardhje nga Prishtina”, tha Bajram.

Bajram falënderoi përfaqësuesit e kompanisë Sezin që morën pjesë në këtë pranim-dorëzim të donacionit, me në krye Murat Atlıhan. Gjithashtu, vlerësoi lartë punën e Ambasadës së Turqisë në Kosovë dhe Ambasadës së Kosovës në Turqi për realizimin e ndihmës.

“Donacioni që pranojmë sot do t’i shërbejë dhe ndihmojë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe agjencive të ndërlidhura për kryerjen e punëve të tyre të përditshme në mënyrën sa më mirë dhe sa më të lehtë”, tha Bajram.

Kosovë deri më tani nga koronavirusi janë infektuar 10.419 persona, nga të cilët 341 kanë vdekur dhe 6.058 janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button