Gara për esenë më të mirë, apliko tani dhe shfaq talentin tënd

Instituti për Lidership dhe Politikë Publike prezanton konkurs për ese. Të drejtë aplikimi kanë njerëzit me moshë deri 28 vjeç, njofton Portalb.mk.

Nëse ju pëlqen të shkruani, atëherë ky postim është mu për ju!

Pandemia ka prekur njerëzit në forma të ndryshme. Disa kanë humbur më të dashurit, vendin e punës, kanë përjetuar vetminë, ca të tjerë kanë zbuluar gjëra të reja që nuk i kanë ditur më parë, kanë mësuar hobi të ri dhe aftësi të reja.

Dërgoni esenë tuaj përmes e-postës: [email protected] më së voni deri me 14.08.2020 me titullin në subjekt (ESSAY CONTEST). Esetë mund të dërgohen në gjuhën shqipe, angleze dhe maqedonase.

Esetë do të vlerësohen nga komisioni, kurse do të ketë fitues të tre vendeve të para, si edhe mundësi për publikim të tyre në mediat elektronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button