Mbi 13 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 13 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 13.189.392 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (2.715.934), Brazili (2.163.812), India (1.583,489), Rusia (696.681), Afrika e Jugut (417.200), Kili (347.342), Peruja (329.404), Meksika (327.993), Irani (286.642), Pakistani (261.246) dhe Arabia Saudite (253.478).

Ndërkohë në Turqi janë shëruar 209.487 persona.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 738.965 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 20.258.243.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button