fbpx

Trump u nxorr papritmas nga konferenca, pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shoqërua jashtë sallës ku po mbante konferencë për media, pasi pranë Shtëpisë së Bardhë ishin dëgjuar të shtëna.

Ai u largua i shoqëruar nga një agjent i Shërbimit Sekret.

Agjenti doli në skenë ndërsa presidenti Trump po fliste dhe i pëshpëriti në vesh, shkruan REL.

Trump u dëgjua të thoshte “Oh!” dhe “çfarë po ndodh”. Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim gjatë incidentit të së hënës.

Presidenti u kthye nëntë minuta më vonë për të thënë se situata ishte nën kontroll dhe një njeri ishte qëlluar.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai besonte se Shërbimi Sekret i SHBA-së kishte qëlluar një të dyshuar, i cili ishte i armatosur.

Shërbimi Sekret amerikan konfirmoi incidentin.

“Një burrë u qëllua nga një oficer i Shërbimit Sekret më 10 gusht jashtë rrethojave të Shtëpisë së Bardhë pasi ai iu afrua oficerit dhe i tha që kishte një armë”, tha Shërbimi Sekret.

Burri, i identifikuar vetëm si një 51-vjeçar, u godit në kraharor, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë të postuar në Twitter. I dyshuari dhe oficeri u transportuan në spital.

Që nga protestat në fund të majit dhe qershorit, masat e sigurisë janë shtuar rreth Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti, i cili po kërkon rizgjedhjen më 3 nëntor, tha se të shtënat “nuk mund të kishin asnjë lidhje me të”.

Ai gjithashtu vlerësoi mbrojtjen e ofruar nga Shërbimi Sekret.

“Ata janë më të mirët nga më të mirët. Ata janë shumë të trajnuar”, tha ai.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close