Këshillat më të mira që i keni dëgjuar ndonjëherë

Njeriu është krijesë që kërkon shoqëri. Të gjithë ne kënaqemi kur të tjerët na respektojnë dhe na pranojnë, andaj shokët, familja dhe partneri janë njerëz të rëndësishëm në jetën tonë. Për fat të keq, koha bashkëkohore ndonjëherë i jep më shumë vlerë suksesit dhe fuqisë në vend të sjelljes dhe vlerës së tjerëve. Nëse dëshironi të keni marrëdhënie të mira me njerëzit që janë të rëndësishëm për ju, lexoni këshillat më poshtë.

1. Çlirohuni nga njerëzit negativ.

2. Asnjëherë mos e rëndoni veten të merreni me njerëz që tashmë, nuk janë pjesë e jetës tuaj.

3. Jepu mundësi që të tregohen njerëzit që nuk i njihni.

4. Bëhu i sjellshëm dhe respektoji njerëzit.

5. Pranoi ata ashtu siç janë.

6. Mundohu që njerëzve t’u japësh kurajo që t’i realizojnë ëndrrat e tyre dhe tregoju për rrugën që të shpie drejt suksesit.

7. Çdoherë jep më të mirën nga ana jote.

8. Fali kur bëjnë gabime dhe vazhdoje rrugën tënde.

9. Çdo ditë, bëni diçka të mirë për njerëzit.

10. Çdoherë bëhu shok besnik dhe i sinqertë.

11. Mundohuni që të keni kontakt me njerëzit të cilët janë të rëndësishëm në jetën tënde, të cilët nuk keni mundësi t’i takoni çdo ditë.

12. Mbaje premtimin që ua ke dhënë dhe tregoje çdoherë të vërtetën.

13. Jepni aq sa dëshiron të fitosh, ndonjëherë edhe më shumë.

14. Thuaje atë që e mendon dhe mendojeni atë që e thoni.

15. Lërni që të tjerët vetë të vendosin për atë që dëshirojnë.

16. Më pak flisni, më shumë dëgjoni.

17. Asnjëherë mos trilloni justifikime.

18. Jepi rëndësi sjelljes tënde me të tjerët.

19. Ikni nga dhënia e komenteve fyese dhe jokonstruktive.

20. Kushtoji rëndësi asaj se kush është shoku juaj i vërtetë.

Përktheu dhe përpunoi: Burhan SEFERI

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button