fbpx

Nisma: PDK duhet të jetë pjesë e qeverisë

Në kohën kur janë shfaqur mospajtime midis partnerëve të koalicionit, zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, beson se Partia Demokratike duhet t’i bashkohet qeverisë Hoti, transmeton EN.

Ky “forcim i qeverisë”, sipas saj, vjen nga nevoja për unitet në dialogun me Serbinë dhe për shkak të akuzave ndaj dy ish-liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

“Ne e kemi qëndrimin se edhe PDK-ja duhet të jetë pjesë e kësaj qeverie. Për shkak se ne duam të jemi unik përballë Serbisë me dialog dhe secili subjekt politik që i bashkohet kësaj ideje që qëllimi kryesor të jetë njohja mes dy shteteve të jemi më të qëndrueshëm dhe bashkuar”, tha ajo.

Zëvendëskryeministrja kërkoi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të jetë më besuese karshi kryeministrit Avdullah Hoti ose të heqë dorë nga bashkëpunimi me të, pasi javëve të fundit Ramush Haradinaj ka shprehur mosbesim ndaj shefit të ekzekutivit në çështjet që lidhen me dialogun Kosovë-Serbi.

“Në disa takime kemi qenë, ndërsa në takimin me Vuçiç nuk kemi qenë. Kjo ka qenë ndoshta, ekskluzivisht e drejtë e kryeministrit për të pasur secilin me vete. Nëse do të merrte zotin Selimi, unë do të mbetesha jashtë, sepse takimi ka qenë një plus një, e pastaj ndoshta do të kisha deklarata të tilla edhe unë. Por fare s’është e rëndësishme kjo, sa është se nëse i jep besim me votë dikujt atëherë edhe duhet t’i besosh për tema që ngre dhe i bisedon. Për shkak se kryeministri aty nuk ka thënë asgjë jashtë asaj që jemi dakorduar të tre partnerët e koalicionit. Kur i beson një partneri tjetër është mirë t’i besosh deri në fund, ose në momentin kur nuk i beson më është t’ia heqësh besimin ose mos të bashkëpunosh më tepër me ta”, shtoi ajo

Megjithatë, përfaqësuesja më e lartë e Nismës Socialdemokrate në Qeverinë Hoti theksoi se me gjithë mospajtimet midis partnerëve, nuk është e domosdoshme që koalicioni të prishet.

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj shprehu besim në deklaratën e KFOR-it për patrullimet me forcat ushtarake serbe në Karaçevë të Kamenicës, për dallim nga partia e Haradinajt, anëtarë të së cilës patën kritika të ashpra lidhur me këtë temë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close