U zbuluan kundërshtarët e Shkëndijës, Shkupit dhe Renovës në garat evropiane

KF Shkëndija do të hap garat evropiane përball ekipit Sumgayit City nga Azerbajxhani në kuadër të xhiros së parë kualifikues për Europa League, transmeton Portalb.mk.

Në xhiron e parë kualifikuese për Europa League do të garojë edhe KF Shkupi. Ndeshjen e parë KF Shkupi do ta zhvillojë më 27 gusht kundër ekipit Neftçi nga Azerbajxhani,

Ekipi i tretë shqiptar nga Maqedonia e Veriut që do të marrë pjesë në garat evropiane është edhe KF Renova. Ky ekip në ndeshjen e parë do të luajë kundër ekipit armen Yerevan më 27 gusht.

Ndryshe, ekipi i Sileksit, si përfaqësuese e vendit në Ligën e Kampionëve do të përballet kundër Qarabagit të Azerbajxhanit, ekipi i Tiranës do të përballet me ekipin e Dinamo Tbilisit.

KF Vardar përkundër se është kampion i Ligës së parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2019/2020, ajo nuk do të mundet të shfrytëzojë të drejtën e përfaqësimit të vendit në UEFA Ligën e Kampionëve, për shkak se i mungon licenca për ndeshje në UEFA. Prandaj Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut kishte raportuar se vendi në garat evropiane do të përfaqësohet nga: KF Sileks, KF Shkëndija, KF Renova dhe KF Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button