Qeveria për aktet normative të Nuhiut: Ministrat nuk kanë kompetenca të miratojnë Dekrete

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar se akoma nuk janë zyrtare ndryshimet që mundësojnë emblemat e policisë në dy gjuhë, derisa Qeveria e nuk e miraton Dekretin.

“Uniformat dhe emblemat e uniformave definohen me Dekret që e miraton Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ministrat nuk ka kompetencë të miratojnë Dekrete. Qeveria do të kërkojë informacion nga ministri Nuhiu në lidhje me aktet nënligjore të përmendura në publikimin e tij në “Fejsbuk””, deklaruan nga Qeveria, raporton TV21.

Qeveria nuk sqaron se kur do të futen në rend të ditës këto aktet nënligjore të nënshkruara nga Nuhiu.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu publikoi në Fejsbuk se janë nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button