Tërhiqet libri i shoqërisë në maqedonisht, por jo librat antishqiptar

Tërhiqet libri i shoqërisë për klasën e pestë në gjuhën maqedonase. Kështu ka vendosur Komisioni i ekspertëve i cili merret me shqyrtimin e librave shkollor. Arsyeja e tërheqjes është përmbajtja e librit, e cila nuk korrespondon me moshën e nxënësve për të cilët është dedikuar.

“Pas festave do të thërras komisionin dhe atëherë më në fund do të konfirmon se libri i shoqërisë për klasën e pestë do të tërhiqet. Gjatë pushimit dimëror do të gjejmë zgjidhje se si do ja bëjmë më tej, a do të zgjidhen autorë të rinj dhe prej ku do të mësohet. Si do që të jetë, nuk do ti lëmë nxënësit pa libra” – ka thënë për TV Sitel zv/ministri i arsimit Safet Neziri.

Nga ana tjetër, edhe pse ky komision ka kohë të gjatë që po shqyrton librat në gjuhën shqipe me përmbajtje ofenduese për shqiptarët, akoma nuk ka asnjë tendencë se të njëjtat do të tërhiqen nga përdorimi dhe zëvendësohen. Si duket, edhe gjysvjetori i dytë i këtij viti akademik do të fillojë me librat e njëjtë, me përmbajtje antishqiptare./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button