fbpx

Nga 1 janari, mund të vozisin shoferët e moshës 16 vjeçare

Nga një janari edhe të rinjtë e prej moshës 16 vjeçe do të mund të vozisin automjete nëpër Maqedoni.

Këtë e bëjnë të ditur nga Ministria për punë të brendshme (MPB). Megjithëse këtë vendim e kanë mirëpritur shumë të rinjë, shumë qytetarë më të moshuar e kanë kundërshtuar një vendim të tillë.

‘Është shumë e palogjikshme. Ka më shumë se 30 vite që punoj si shofer, jam taksi vozitës dhe çfarë nuk shoh, nuk dinë të ngasin e të respektojnë rregulla ata më të vjetrit e ku fëmijët e moshës 16 vjeçe. Kjo është në dëm të vetë fëmijëve por edhe qytetarëve tjerë të cilët mund të pësojnë’ thotë Qerim Mamuti, shofer.

‘Këtë ide e kam kundërshtuar që nga fillimi. Në moshën 16 apo 17 vjeçe fëmijët janë të pa pjekur, ata shikojnë vetëm si të fluturojnë me mend, dhe duan të vozisin shpejtë do ti bëjnë dëm edhe vetes edhe familjes edhe gjithë qytetarëve’ tha Ismail Shabani, profesor nga Shkupi.

Nga MPB thonë se me vendimin e ri do të rritet siguria e rrugëve si rezultat i trajnimit më kualitativ dhe përvoja e shoferëve si dhe do zvogëlohet numri i aksidenteve për shkak vozitjes pa patentë shoferi.

Sipas ligjit, kjo vlen për fëmijë të moshës 16-18 vjeçe, ndërsa vendimi parasheh që shoferët e rinjtë të mos mund të vozisin jashtë vendit ku jetojnë, përkatësisht jashtë qytetit apo komunës ku jetojnë.

Shoferët e kësaj moshe gjithashtu do të kenë disa kufizime dhe orë tjera plotësuese:


-Ata mund të vozisin vetëm makinat me fuqi më të  vogël;

-Në rrugët e hapura duhet patjetër në makinë të jetë i pranishëm edhe një vozitës i pjekur;

-Nuk lejohet drejtimi i makinës nga ora 20 deri në orën 05.00 të mëngjesit, përveç se shoqërimit me prindër që ka kategorinë B të vozitjes;

-Shpejtësia e kufizuar deri në 60 në ambiente të banuara dhe 100 në rrugë të hapura si autostrada;

-Vozitësi 16 vjeçar nuk ka të drejtë për dy vjet, pra deri në moshën 18 vjeç të drejtoj makinën jashtë qytetit dhe vendbanimit ku jeton;

-16 vjeçarët që nuk i përmbahen këtyre kushteve dhe rregullave, do të dënohen me dënime prej 300 euro dhe me ndalesë për vozitje prej 3 deri në 12 muaj.

Ndryshe, e drejta e pajisjes me patentë shoferi nga mosha 16 vjeç praktikohet në SHBA, Kanada si dhe Bullgari, ndërsa në vendet e BE-së kjo e drejtë është në moshën 17 vjeçare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button