Rusi, avioni përfundon në autostradë (VIDEO)

Katër persona kanë humbur jetën nga përplasja e një avioni në autostradë, pas një ulje të vështirë në aeroportin e Moskës. Zyrtarët bëjmë me dije se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të një gabimit nga ana e pilotit.

Aeroplani po fluturonte nga Pardubice, Republika Çeke, dhe kishte në bord 20 persona. Aeroporti Vnukovo bën me dije se të gjithë këta ishin pjesë e ekuipazhit.

Aeroplani i përket linjës ruse të kostove të ulëta “Red Wings”. Ai u përplas pas dështimit të tentativës së dytë, për t’u ulur dhe përfundoi në autostradën “Kievskoye”. Nga përplasja avioni u nda në tre pjesë dhe shkaktoi zjarr. Flakët u përhapën në një hapësirë rreth 100 metra katrorë.

Kryeministri, Dmitry Medvedev, ka urdhëruar që të nisë një investigim special mbi këtë incident.

Lajme të ngjashme

Back to top button