Hamburg, u konfiskua 1,5 ton kokainë

Në portin e Hamburgut janë konfiskuar 1,5 ton kokainë në një anije nga Amerika e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Zyra e Doganave të Hamburgut u konfirmua se 1,5 ton kokainë u konfiskuan në një kontejner në një anije nga Amerika e Jugut.

Zyra tha se kjo është një nga sasitë më të mëdha të kokainës të konfiskuara në port ndonjëherë.

Mediat gjermane raportuan se droga, me një vlerë tregu prej rreth 300 milionë eurosh, erdhi në Hamburg nga Guajana me një anije me emrin CMA CGM Jean Gabriel dhe planifikohej të shpërndahet në gjithë Evropën përmes Polonisë.

Vitin e kaluar, në portin e Hamburgut u gjetën 4,5 tonë kokainë gjatë kontrolleve rutinore në një anije ngarkesash që transportonte soje nga Montevideo, kryeqyteti i Uruguajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button