Rusi, rastet me COVID-19 e kanë tejkaluar shifrën 892 mijë

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 892.654, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 15.001, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.118 raste të reja me virusin dhe 70 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 696.681, me 3.259 të shëruar në 24 orët e fundit.

Moskë janë regjistruar 694 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 248.228, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.585, me 13 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 30.8 milionë teste, përfshirë 246 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Ndërkaq, nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Ndryshe, në kuadër të masave kundër COVID-19Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button