Si rrjedh procesi, cili vend mund të bëhet anëtare e BE-së?

Shtetet e lindjes, që ishin pjesë e bllokut socialist, garuan që nga rënia e murit të Berlinit për të transferuar sistemet e tyre politike dhe për tu bërë pjesë e BE-së. Por u ballafaquan me një procedurë komplekse, që nuk iu mundësoi atyre anëtarësim brenda natës.

Pyetja e parë që i parashtruan vehtes politikanët post-komunsit ishte: si të bëhemi pjesë e BE-së?
Pasi një vend aplikant plotëson kushtet për anëtarësim, ai duhet të zbatojë Ligjet dhe rregulloret e BE-së në të gjitha fushat. Secili vend që plotëson kushtet për anëtarësim mund të aplikojë. Këto kushte njihen si “Kriteret e Kopenhagës” dhe përfshijnë një ekonomi të tregut të lirë, një demokraci të qëndrueshme dhe sundimin e ligjit, dhe pranimin e të gjithë legjislacionit të BE-së, përfshirë edhe atë të euros.

Këto kushte, të përfshira në një pasus me katër reshta, duken të lehta për t’i lexuar dhe kuptuar, por jo edhe për ti zbatuar, parë nga përvoja e gjashtë shteteve jashtë BE-së akoma, nga Ballkani Perëndimorë.

Një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE paraqet një kërkesë për anëtarësim në Këshillin Evropian, i cili i kërkon Komisionit Evropian të vlerësojë nëse aplikanti mund të përmbushë kriteret e Kopenhagës.

Nëse Komisioni mendon kështu, Këshilli Evropian pajtohet për një kornizë për negociata me vendin kandidat. Në këtë pjesë të kornizës për negociata, aktualisht gjendet Maqedonia e Veriut, e cila në nëntor pret fillimin e negociatave. Për të arritur deri këtu i janë dashur mbi 25 vite.

Por, në këtë procedurë nuk ka emocione, ka kërkesa dhe realizim të përpiktë të tyre. Ndërkohë i gjithë procesi vezhgohet nga BE, që quhet screening.

BE operon në bazë procedurave gjithëpërfshirëse të miratimit, që sigurojnë se anëtarët e rinj pranohen vetëm kur të demonstrojnë se do të jenë në gjendje të luajnë plotësisht rolin e tyre si anëtarë: në përputhje me të gjitha standardet dhe rregullat e BE-së, me pëlqimin e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare të BE-së dhe e fundit, me pëlqimin e qytetarëve të tyre – me miratim në parlamentet kombëtar ose përmes referendumit.

Kush mund të jetë anëtare e BE-së?

Çdo vend evropian mund të kërkojë anëtarësim nëse respekton vlerat demokratike të BE-së dhe është i përkushtuar për promovimin e tyre. Hapi i parë është që vendi të përmbushë kriteret kryesore për anëtarësim. Këto u përcaktuan në Këshillin Evropian në Kopenhagë në 1993, dhe quhen ‘Kritere të Kopenhagës’. Sipas këtyre kritereve vendet që dëshirojnë të bashkohen duhet të kenë institucione të qëndrueshme që garantojnë demokraci, sundim të ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin e minoriteteve, pastaj ekonomi funksionale të tregut dhe aftësi për të përballuar konkurrencën dhe forcat e tregut në BE, si dhe aftësia për të ndërmarrë dhe zbatuar në mënyrë efektive detyrimet e anëtarësimit, duke përfshirë respektimin e qëllimeve të bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.

Screeningu

Gjatë negociatave, Komisioni Europian monitoron përparimin e kandidatit në zbatimin e legjislacionit të BE-së dhe përmbushjen e angazhimeve të tjera të tij, duke përfshirë secilën kërkesë. Kjo i jep kandidatit udhëzime shtesë pasi merr përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit, si dhe një siguri për anëtarët e tanishëm se kandidati plotëson kushtet për t’u anëtarësuar. Komisioni gjithashtu mban Këshillin e BE-së dhe Parlamentin Evropian të informuar gjatë gjithë procesit, përmes raporteve të rregullta, letrave të strategjisë.

Maqedonia e Veriut

Që nga vitit 1995 është në process të anëtarësimit. Suksesin me të madh e arriti në vitin 2005 kur BE i dha statusin kandidat për anëtarësim, ndërsa këtë vit edhe u soll vendim për nisjen e negociatave. Jashtë BE-së janë Serbia dhe Mali i Zi, të cilat janë më afër BE-së krahasuar me vendet tjera të Ballkanit Perendimorë, pastaj Maqedonia e Veriut, që janë pas Serbisë e Malit të Zi, por shumë para Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës që janë prapa të gjitha shteteve, në drejtim të anëtarësimit. Turqia bashkëpunon me BE-në që nga viti 1959, ka plikuar për anëtarësim në BE që nga viti 1987. Islanda ka aplikuar në BE në vitin 2009, por shumë shpejtë ka tërhequr aplikimin. Zvicra dhe Norvegjia nuk janë pjesë e BE-së dhe as që kanë qenë ndonjëherë, ndërsa Britania e Madhe, një ndër gjashtë themeluesit e BE-së, përmes referendumit Brexit, para katër viteve doli nga BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button