Angellov: Branko i mirë sepse në Gostivar ka hequr flamuj shqiptar

Branko Cërvenkovski është patriot sepse ai në ngjarjet e Gostivarit në vitin 1997 nuk ka ikur por ka zgjidhur situatën me flamujt e ngritur shqiptar në këtë qytet, andaj do ta zgjidhja atë.

Këtë mesazh e ka përcjellë njëri nga partnerët e Cërvenkovskit, lideri i partisë “Dinjiteti” Stojanço Angellov në protestën e sotme të opozitës së bashkuar maqedonase në krye me LSDM, para selisë së partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE.

“Nëse duhet të zgjedh mes Branko Cërvenkovskit dhe Nikolla Gruesvksit, unë do të kisha zgjedhur veteranin dhe luftëtarin politik Branko sepse ai para disa ditëve luftoi për deputetët e tij. Kur u paraqitën flamujt e madhej shqiptar, Branko nuk iki në Amerikë por e dërgoi policinë atje që ti ulë përtokë. Para disa javësh kishim mundësin që ta shohim Shqipërinë në Maqedoni, i gjithë Shkupi, e gjithë pjesa veri-perëndimore e Maqedonisë ishte përplot me flamuj të Shqipërisë, kjo gjë edhe nuk më pengon, jam mësuar me to, por ku ishte pastori i madh maqedonas, pseudo-patrioti, iku për të gjetur investime të huaja pikërisht në ato moment” tha lideri i partisë “Dinjiteti” dhe njeriu i parë i “Branitellave” Angellov.

Ngjarjet e vitit 1997 në Gostivar ishin tragjike për shqiptarët, u vranë tre prej tyre ndërsa qindra u plagosën sepse ngritën flamurin shqiptar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button