fbpx

Ibraimi, i huaji më i mirë në kampionatin slloven!

Edhe një vlerësim tjetër shkon në adresë të futbollistit shqiptar nga Tetova, që luan me skuadrën sllovene  të Mariborit, Agim Ibraimi.

Pasi para dy ditësh u zgjodh futbollisti më i mirë në Maqedoni si dhe futbollisti më i mirë  i Maqedonisë që luan jashtë shtetit, tashmë djaloshi nga Reçica e Tetovës, është shpallur lojtari më i mirë i huaj në kampionatin slloven.

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Ibraimi ka qënë pretendent kryesor për të fituar edhe çmimin e futbollistit më të mirë në kampionatin slloven, garë kjo tek e cila është radhitur i treti me një diferencë të vogël votash nga shokët e tij të ekipit  Goran Cvijanoviç dhe Alesh Mejaç që janë radhitur i pari dhe i dyti në këtë konkurim.

Paraqitjet e mrekullueshme të Ibraimit këtë sezon, tashmë po japin frytet, ndërsa së shpejti pritet që futbollisti të kalojë në radhët e ndonjë skuadre më me renome në Evropë

Lajme të ngjashme

Back to top button