Majer: S’ka gjasa që të ketë Shqipëri të Madhe

Ish-zëvendës shefi i CIA-s për Ballkanin, Stiven Majer ka deklaruar se kufijtë në Ballkan akoma janë çështje të hapura, por nuk ka vend më për krijimin e shteteve të mëdha etnike.

“Gjithsesi se janë të mundshme ndryshime të kufijve, por kjo duhet të jetë me marrëveshje, patjetër duhet të jenë pjesë e ndonjë pakoje. Nuk ka asgjë të shenjtë sa i përket kufijve. Megjithatë, tanimë nuk është e mundshme që të kemi Shqipëri të Madhe apo Serbi të Madhe. Kur flasim për ndryshimin e kufijve, nuk mendoj se Ballkani mund të përjetojë ndryshime të mëdha”, ka deklaruar Majer në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA.

Si mundësi për ndryshime të mundshme të kufijve ai ka përmendur Bosnjë – Hercegovinën dhe Kosovë, si mundësi për të bërë ndryshime të vogla të kufijve dhe ndarjen e territoreve. Ai ka folur edhe për Maqedoninë dhe mundësinë e ndarjes së saj. 

“Të gjitha duan copë nga Maqedonia. Bullgarët vlerësojnë se Maqedonia është Bullgari Perëndimore, shqiptarët duan pjesën e tyre, dhe në të kaluarën këtë e bëri Serbia. Por, Maqedonia tani është një vend që vepron shumë me përgjegjësi”, deklaroi ish-zyrtari i lartë i CIA-s për Ballkanin.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit shqiptar Sali Berisha i cili foli për kombin shqiptar, e cila deklaratë shkaktoi reagime të shumta thotë se konkretisht me Maqedoninë, keni gjendje në perëndim, por Maqedonia funksionon.

“Liderët shqiptarë në Maqedoni, kur kam folur me ta, dëshironin që Marrëveshja e Ohrit të realizohet dhe të punohet sipas saj. Nuk e di sinqerisht se çfarë mund të sjell e ardhmja, vlerësoj se Maqedonia e meriton të ekzistojë përgjithmonë. Udhëheqësia maqedonase dhe shqiptare duhet të flasin me sinqeritet. Personalisht mendoj se nuk ka gjasa që të ketë Shqipëri të Madhe ose Serbi të Madhe. Kur flas për ndryshim kufijsh nuk mendoj se Ballkani mund të përjetojë ndryshime të mëdha. Pikëpamja ime drejt Maqedonisë është si ndaj një shteti kundër së cilit shkojnë shumë gjëra. Të gjithë dëshironin një pjesë nga Maqedonia por ajo është vend i cili vepron me përgjegjësi”, deklaroi ish zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin në fund të intervistës. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button