Në trenat e Maqedonisë ende nuk mund të transportohet biçikletë, nisma qytetare “Në biçikletë” me peticion

Nisma qytetare “Në biçikletë” para zgjedhjeve parlamentare nisi peticionin #MojataCrvenaVeloLinija (#LinjaImeKuqePërBiçikletë) me të cilën politikanëve (deputetëve dhe anëtarëve të ekzekutivit) iu vendosën 10 kërkesa konkrete për të përmirësuar trafikun me biçikleta në vend. Midis tyre, lartë në vendin e katërt është kërkesa që Hekurudhat e Maqedonisë të mundësojnë transportimin e biçikletave në trena gjithandej në vend.

Online peticionin deri më tani e kanë nënshkruar mbi 1.600 njerëz, ndërsa nga “Në Rrota” theksojnë se do të përpiqen që “programi” i tyre me 10 kërkesa mbetet aktual derisa këto kërkesa të plotësohen nga politikanët.

“Si shtet që aspiron të bëhet anëtar i BE-së, ne duhet të harmonizojmë praktikat evropiane, duke ndjekur përpjekjet e Federatës Evropiane të çiklizmit (ECF), e cila kërkon sigurimin e të paktën 8 vendeve për biçikleta që funksionojnë në trenat që funksionojnë në nivel evropian, në vend të ndalesës nga Hekurudhat e Maqedonisë”, thuhet në kërkesën specifike të deklaruar në onlajn peticionin.

“Meta.mk” e njoftoi për këtë kërkesë në kompaninë shtetërore Hekurudhat e RMV-Transporti, prej ku u përgjigjën vetëm shkurtimisht se për çështjet në lidhje me transportin e biçikletave në trena tashmë janë përgjigjur në adresimet e mëparshme. Peticionin dhe nismën e vendosur nga “Në rrota” nuk e komentojnë.

Në fakt, ajo që Hekurudhat e RMV-Transporti kanë deklaruar më parë për “Meta.mk“ është se në trenat ekzistues kinezë nuk është paraparë hapësirë ​​për transport të biçikletave dhe se gjatë blerjes mjeteve të reja të transportit në të ardhmen do të planifikohet blerje e trenave me të cilët do të mund të transportohen biçikleta.

Ndërsa në vendin tonë transporti i biçikletave me trena është çështje e pazgjidhur, madje edhe në vendet fqinje çiklistët mund të udhëtojnë me tren pasagjerësh. Përveç faktit që trenat e rinj duhet të blihen me hapësirë ​​të destinuar për transportimin e biçikletave, në vagonët e vjetër dhe garniturat motorike, janë hequr një pjesë e ulëseve dhe vendosen doreza për lidhjen e biçikletave, në mënyrë që t’u sigurojnë qytetarëve më shumë përparësi gjatë udhëtimit e në atë mënyrë edhe rritje të lëvizshmërisë së popullatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button