27 përqind e rasteve pozitive me Kovid-19 kanë qenë pa simptoma

Instituti për shëndet publik (ISHP) thotë që strukturën e moshës së personave rishtazi të sëmurë nga kovid-19 për periudhën nga 3 deri më 9 gusht, do ta publikojë në fillim të javës së punës. Dje në vend janë regjistruar 200 të sëmurë rishtazi nga kovid-19, ndërsa në shtet të diagnostikuar janë gjithsej 11.754, nga të cilët 7.622 janë shëruar, 523 e kanë humbur jetën, ndërsa aktive janë 3.609 raste, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave deri më 2 gusht, mosha e të sëmurëve shkon nga 0 deri 97 vjeç (mosha mesatare – 44,7 vjeç). Numri më i madh i të sëmurëve janë në moshën mbi 60 vjeç – 2.457 (22,1%) me incidencë prej 641,0/100.000, ndërsa incidencë më e lartë specifike prej 773,2/100.000 është regjistruar te grup-mosha nga 50-59 vjeç (2.150 të sëmurë).

Incidenca më e ulët prej 185,7 dhe 193,8 në 100.000 banorë regjistrohet te fëmijët e moshave nga 0-9 dhe 10-19 vjeç, ku janë paraqitur 425 dhe përkatësisht 485 raste.

Nga 11.005 raste që janë hulumtuar me qasje epidemiologjike deri më 2 gusht, te 2.979 ose 27,1% të personave të diagnostikuar nuk janë regjistruar simptoma të sëmundjes. Prej tyre, 1.775 ose 59,6% kanë pasur kontakt me rast veç më të konfirmuar në shtet.

Instituti për shëndet publik në fillim të koronakrizës, në bazë ditore publikonte statistikë të detajuar me numër të sëmurëve, gjini, moshë dhe komorbiditete, që pas një kohe të caktuar, azhurnimi ditor i ueb faqes së tyre të mbetet vetëm me shifër të sëmurëve, të vdekurve dhe bilanc nëpër qytete dhe komuna. Në faqen e tyre zyrtare, është shpallur raporti i fundit me të dhëna për 7 gusht vetëm me informata për numrin e testeve, të sëmurëve, personave të vdekur dhe të shëruar, distribuim të sëmurëve nëpër qytete dhe për testet, ndërsа të njëjtin mund ta gjeni në këtë link.

SAKAMDAKAZAM.MK dje dërgoi më shumë pyetje në Institut dhe Ministrinë për Shëndetësi, ndër të cilat edhe për strukturën e moshës së të sëmurëve rishtazi edhe për atë përse ka vonesë në publikimin e të dhënave në faqen e Institutit për shëndet publik si dhe për çfarë arsye, për dallim nga fillimi i koronakrizës, tani më nuk ka informata për strukturën e moshës dhe më shumë të dhëna.

Prej atje erdhën këto përgjigje: “Të gjitha informatat e hollësishme lidhur me strukturën e moshës, demografinë, më tepër të dhëna jepen në nivel javor në raportet javore të cilat rregullisht publikohen në faqen e Institutit për shëndet publik. Në këto raporte të ISHP-së përveç atyre javore, gjenden edhe të dhëna kumulative për gjendjen me kovid-19 në vend nga fillimi i pandemisë”.

ministri gjithashtu pyetëm, përse në raportet ditore nuk shkruan më tepër se në cilat spitale kanë ndërruar jetë personat, ndërsa prej atje thonë që konsiderojnë se për opinionin është e rëndësishme informata nëse pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore apo jashtë spitalit, ndërkaq nëse gazetarët pyesin, do t’u tregojnë edhe nga cilat spitale janë të vdekurit.

“Ministria për Shëndetësi në bazë ditore menaxhon me të dhëna për spitalet në të cilat kanë vdekur pacientët dhe në pyetje të gazetarëve për ndonjë ditë të caktuar jepet përgjigje për atë pyetje”, thonë nga kabineti i ministrit Venko Filipçe.

Nga ministria gjithashtu thonë që, statistikë ditore për pacientë të vdekur mbahet nga fillimi i krizës. Edhe në raportin kumulativ të ISHP-së ka të dhëna për numër të rasteve që kanë vdekur jashtë spitalit dhe numër të atyre që kanë vdekur gjatë hospitalizimit.

Sipas raportit të fundit në ueb-faqen e Institutit, lidhur me distribuimin sipas gjinisë, të regjistruar janë 5.549 meshkuj dhe 5.578 femra.

Lidhur me simptomat që janë paraqitur te personat e sëmurë, më së shpeshti janë regjistru temperaturë (64,0%), plogështi (41,1%), kollitje (40,2%), dhimbje në fyt (14,8%), kokëdhimbje (14,5%), ethe (12,8%), vështirësi në frymëmarrje (11,3%) dhe shqisë të dobësuar të nuhaturit dhe/ose të shijes (10,1%).

Nga rastet e hulumtuara me qasje epidemiologjike, janë paraqitur 101 (0,9%) rast te shtatzënat, nga të cilat 25 janë hospitalizuar gjatë sëmundjes. Dyzetë e shtatë nga shtatzënat e regjistruara janë raste asimptomatike.

Lidhur me komorbiditetet, nga 11.005 raste të cilat janë hulumtuar me qasje epidemiologjike, 3.324 (30,2%) persona janë me gjendje kronike/dhe shëndetësore, nga të cilët 2.307 persona kanë sëmundje kardiovaskulare, 938 diabet, 468 janë me sëmundje të mushkërive dhe 600 me sëmundje tjera kronike. Nga rastet e hospitalizuara, 1.339 (58,7%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 718 (6,5%) raste të sëmundjes në mesin e punonjësve shëndetësore.

Deri më 2 gusht janë regjistruar 501 raste me vdekje. Nga rastet e regjistruara me vdekje, pjesa dërmuese janë të moshës mbi 60 vjeç ku është regjistruar mortaliteti më i lartë specifik – 95,8/100.000 banorë.

Janë regjistruar 319 raste të vdekjeve te persona të gjinisë mashkullore dhe 182 femra. Nga të vdekurit, te 404 (80,6%) janë regjistruar komorbiditete, më së shpeshti sëmundje kardiovaskulare (306), diabet (142) dhe sëmundje në mushkëri (74). Janë regjistruar dy raste fatale te gratë shtatzëna dhe katër raste fatale te punonjësit shëndetësor. Njëzet e shtatë (5,4%) nga rastet e paraqitura kanë vdekur jashtë spitalit, ndërsa të tjerët 474 (94,6%) kanë vdekur gjatë hospitalizimit.

Nga rastet që janë hulumtuar me qasje epidemiologjike, deri më 2 gusht 226 (2,1%) janë importuar, prej tyre 8 persona janë detektuar në pikën e hyrjes, ndërsa rasti i fundit i importuar është regjistruar më 1 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button