Komuna e Tetovës ndan dhurata për personat me nevoja të veçanta

Komuna e Tetovës sot ka përmbyllur aktivitetet për shpërndarjen e dhuratave për personat me aftësi të kufizuar, me një ceremoni në sallën e komunës së Tetovë. Shoqata e personave me paralizë celebrale dhe shoqata Dora e Artë kanë ndarë rreth 260 dhurata për personat me aftësi të kufizuara të komunës së Tetovës dhe rrethinës. 

“Sot kemi bërë shpërndarjen e dhuratave për anëtarët tonë dhe të Dorës së Artë, edhe pse shumica nuk kanë pasur mundësi të jenë këtu, ne dhuratat do ua dërgojmë në shtëpi, apo ata kanë dërguar ndonjë për të marrë. Ky është një akcion për të nderuar këta persona me nevoja të veçanta që edhe këta në festat e fundvitit të kalojnë në një mëyrë sa më të lumtur” – tha kryetari i shoqatës të personave me paralizë celebrale Zoran Andonov. 

“Me përkrahjen e komunës, këshillit komunal dhe kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti  jemi duke bërë ndarjen e dhuratave për personat me nevoja të veçanta. Komuna e Tetovës ditë më parë ka ndarë dhurata edhe tek shoqata e personave të verbër, gjysëm të verbër, shoqata e personave shurdhëmemec, qendra ditore ,çerdhet e tetovës dhe familjet sociale” – tha kryeyarja e shoqatës Dora e Artë Gëzime Hajredini.

Lajme të ngjashme

Back to top button