LSDM: Jemi pajtuar me BDI-në në disa pika, negociatat vazhdojnë

LSDM-ja, si fituese e zgjedhjeve të 15 korrikut me 46 deputet, raportoi se janë pajtuar në disa pika me BDI-në në bisedimet për formimin e shumicës parlamentare.

“Negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare vazhdojnë”, sqarojnë nga LSDM-ja në lidhje me zhvillimin e negociatave për formimin e shumicës parlamentare dhe koalicionit qeveritar.

“Jemi të përkushtuar për kohezionin social, shoqëri të fortë dhe tolerante, qeverisje e së drejtës dhe jemi pajtuar të kundërshtojmë çdo formë të nacionalizmit dhe urrejtjes. Kemi biseduar se program i një koalicioni eventualit qeverisës duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe programet zgjedhore të LSDM-së dhe BDI-së”, raportojnë nga LSDM-ja, duke sqaruar se akoma nuk ka marrëveshje me BDI-në për qeverisje.

LSDM-ja sqaroi se janë pajtuar për respektimin e Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit. Gjithashtu u sqarua se partitë janë pajtuar për pastrim të gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së pasurisë së secilit zyrtar.

Ndryshe, rrjedhin afatet për formimin e shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re, për shkak të së cilës negociatat midis partive politike që fituan vende parlamentare po zhvillohen me një ritëm të përshpejtuar. Të gjithë pohojnë se bisedojnë, por deri më tani askush nuk ka dhënë detaje rreth rrjedhës së negociatave dhe nëse ka ndonjë progres.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, përbërja e re parlamentare u konstituua më 4 gusht dhe filloi afati 10-ditor për formimin e shumicës parlamentare, pas së cilës Presidenti duhet të japë mandatin për të formuar Qeverinë. Mandatari, në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, dorëzon program në Kuvend dhe propozon formim të Qeverisë.

Në zgjedhjet e 15 korrikut, Koalicioni “Mundemi” ka fituar 327 329 vota,  VMRO-DPMNE 315,344 vota, BDI 104 587 vota, Aleanca për Shqiptarët & Alternativa  81,297 vota, E majta 37,551 vota dhe PDSH 13,891 vota, dhe votat tjera për partitë tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button