Fatlum Aziri, talent i ri nga Kumanova (FOTO)

Modeli njëzet e tre vjeçar nga Kumanova Fatlum Aziri, kohëve të fundit është shumë aktiv. Përpos që ka marrë pjesë në disa sfilata në Maqedoni dhe është ikonë e butikut më të madh të veshjes klasike në Maqedoni “Emona” ai synon Italinë dhe Turqinë.

Ende nuk dua të zbuloj diçka më konkrete sepse jam në bisedime me një agjenci shumë të njohur italiane dhe kur të zyrtarizohet do ta bëj publike” tha Aziri.

Ai ka qenë dy herë fytyra kryesore e revistës “Faci” në Maqedoni ndërsa do të del së shpejti intervista e tij për “Anabel”. Suksese modelit të ri dhe ambicioz. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button