U zbuluan kundërshtarët e Sileksit, Tiranës dhe Dritës në Champions League

Ekipi i Sileksit, si përfaqësuese e vendit në Ligën e Kampionëve do të përballet kundër Qarabagit të Azerbajxhanit, ekipi i Tiranës do të përballet me ekipin e Dinamo Tbilisit.

KF Vardar përkundër se është kampion i Ligës së parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2019/2020, ajo nuk do të mundet të shfrytëzojë të drejtën e përfaqësimit të vendit në UEFA Ligën e Kampionëve, për shkak se i mungon licenca për ndeshje në UEFA, transmeton Portalb.mk.

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut raportoi se vendi në garat evropiane do të përfaqësohet nga: KF Sileks, KF Shkëndija, KF Renova dhe KF Shkupi.

Astana, Qarabag, Maccabi Tel Aviv dhe Dinamo Tbilisi, këto ishin katër skuadrat që Tirana mund të kishte përballë në Champions League dhe kjo u zbulua mbrëmjen e djeshme nga UEFA.

Shorti i hedhur në orën 12:00 e ka rezervuar kundërshtarin e skuadrës së drejtuar nga Emanuel Egbo. Goglat kanë vendosur dhe Tirana do të ndeshet me skuadrën e Dinamo Tbilisi, kampionen e Gjeorgjisë.

Skuadra kampione e Kosovës, Drita do të përballet të martën në mbrëmje me Linfield në finalen e paraeliminatoreve të Ligës së Kampionëve dhe nëse ia del te kualifikohet, do të gjejë përballë polakët e Legias së Varshavës në turin e parë eliminator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button