Berluskoni shet lojtarë për të paguar divorcet?

Ish-bashkëshortja e Silvio Berlusconit, Veronica Lario do të paguhet më shtrenjtë se çdo futbollist në botë. Paga e saj vjetore, në emër të alimentacioni që do t’ia paguajë ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është 36 milionë euro në vit, ose 100 000 euro në dit dhe 700 mijë euro në javë. 

Por për bosin e skuadrës italiane Milan duket se kjo shifër nuk është edhe aq e lartë, pasi pasuria e tij vlerësohet rreth 5 miliardë euro. Me fjalë të tjera, nëse Veronica jeton edhe 30 vjet, për çka ka gjasa të mëdha, Berlusconi do të jetë në minus për mbi 1 miliardë euro nga alimentacionet që do t’ia paguajë ish-gruas. 

Por, ky është divorci i tretë i Berlusconit dhe ai paguan edhe dy alimentacione të tjera, që gjithsej i kanë kushtuar rreth 100 milionë euro. 

Nisur nga kjo, si transmeton portali dnevniavaz, mediet italiane pohojnë se Berlusconi po shet lojtarë për të paguar divorcet e tij.  

Lajme të ngjashme

Back to top button