Shorti i paraeliminatoreve, Gjilani e Prishtina njohin kundërshtarët

Është hedhur sot shorti edhe për turin paraeliminator të Ligës së Europës, ku do të marrin pjesë dy skuadrat e Kosovës, Gjilani si vendi i dytë në kampionat dhe Prishtina si fituese e Digitalb Kupës, transmeton SS.

Kështu skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani do të gjejë përballë ekipin nga San Marino Sp Tre Pene, ndërsa kryeqytetasit e Kosovës do të ndeshen me ekipin nga Gjibraltari, Linkoln Red IMPS.

Të dy sfidat do të luhen me ndeshje teke dhe skuadrat e Kosovës kanë shanse reale që të kualifikohen për të luajtur në turin e parë eliminator të Ligës së Europës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button