Ndërroi jetë skulptori shqiptar i infektuar me virusin korona

Skulptori i njohur shqiptar Arben Bajo ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Ai ishte i prekur nga koronavirusi dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën. Lajmin e trishtë e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale, transmeton Class.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk ia doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Prej disa ditësh Bajo ishte shtruar në spitalin infektiv, po gjendja e tij ishte rënduar së fundmi. Miqtë e tij kanë bërë apel për ndihmë përmes rrjeteve sociale, ku janë shprehur se skulptori kishte nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ, nga dikush që e kishte kaluar koronavirusin.

Arben Bajo numëron nëntë ekspozita personale e shumë kolektive. Ai njihej si skulptor figurtiv, por me një këndvështrim bashkëkohor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button