fbpx

RMV, janë kapur 94 emigrantë në një kamion në rrugën Radovish- Shtip

Nëpunës policor të SPB Shtip gjatë kontrollit të rrugës rajonale Radovish- Shtip kanë zbuluar 94 emigrantë të cilët janë transportuar me kamion. Shoferi i kamionit dhe bashkëudhëtari i tij janë arratisur, ndërsa policia gjurmon pas tyre.

Emigrantët janë nga Siria, Afganistani, Iraku dher Pakistani dhe u janë dorëzuar nëpunësve policor nga Qendra rajonale për punë kufitare- Lindje për procedurë të mëtejmë.

“Në 08.08.2020 rreth orës 21.30 në rrugën rajonale Radovish- Shtip, udhëkryqin për Negotinë gjatë kontrollit të trafikut nga nëpunës policor të SPB Shtip është dhënë shenjë për ndalesë të automjetit transportues ‘volvo’ me targa të Shkupit i drejtuar nga tani person i panjohur i cili ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër. Shoferi e ka ndalur kamionin me çka bashkëudhëtari është dhënë në arrati në drejtim të panjohur”, theksojnë nga MPB.

Pas autorizmeve të prokurorit publik është kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes me çka është konfirmuar se në kamion janë transportuar 94 shtetas të huaj- emigrantë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close