Pollozhani: Nuk iki nga Tetova pa e sjellë këtu trofeun e kupës!

Kupa e Maqedonisë me cdo kusht këtë sezon duhet të radhitet në raftin e trofeve të skuadrës së Shkëndisë së Tetovës, kështu u shpreh mesfushori i kuq e zinjve dhe ish reprezentuesi i kombëtares së Maqedonisë Artim Pollozhani, në një prononcmim për “Portalb” në lidhje me qëllimet e tij, por edhe të ekipit Tetovar për këtë sezon futbollistik.

Pollozhani ishte decid se kupa e Maqedonisë këtë sezon do të jetë e tyre. “Më ka ngelur peng ajo humbje në finalen e vitit 2006 me skuadrën e Makedonija Gj.P, e humbem takimin në minutat e fundit pas një paraqitje të mrekullueshme të ekipit tonë, kjo ishte shumë e rëndë për tu pranuar dhe unë nuk jam qetësuar akoma me këtë fakt, prandaj jam këtu sepse dua që ta coj deri në fund atë mision, jam optimist se do ta kalojmë Vardarin dhe trofeun e kupës do ta sjellim në Tetovë”.

Pollozhani tha se përvec kupës Shkëndia do të synojë edhe kreun e tabelës në kampionat. “Nuk ka mbaruar asgjë, ne kemi ekip kualitativ dhe këtë vit synojmë të dy titujt, si kupën poashtu edhe kampionatin, do të luajmë deri në ndeshjen e fundit dhe do të nxjerrim maksimumine mundshëm”, u shpreh strugani.

Pollozhani i cili në Tetovë u rikthye nga klubi rus Torpedos së Moskës nuk përjashton mundësinë që pas përfundimit të sezonit sërish të kalojë në ndonjë kampionat jasht Maqedonisë, por ai thotë se të gjitha planet e tjera hyjnë në fuqi pas realizimit të objektivave me Shkëndinë.

Për momentin Artim Pollozhani është duke pushuar në Strugë ku planifikon të kalojë festat e fundvitit pranë familje së tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button