Të mëdhenjtë e Premier Ligës e duan David Villan!

Sulmuesi spanjoll i Barcelonë, David Villa me shumë gjasa do të bëhet antar i ri i Premier Ligës angleze. Arsenal, Chelsea, Liverpul dhe Manchester City janë ekipet që me ngulm e duan goleadorin spanjoll në radhët e tyre.

Pas deklaratës së Zubizaretës pë ndonjë largim të mundshëm të Villas gjatë afatit kalimtar, skuadrat angleze janë vërsulur furishëm për ta bërë të vetin spanjollin. E përditshmja angleze “Daily Mail” shkruan se londinezët e Arsenalit, tashmë kanë kontaktuar të parët me katalanasit duke ju ofruar atyre një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

Trajneri Venger edhe më parë ka shprehur simpati për Villan dhe me cdo kusht kërkon që kësaj radhe ta sjellë atë në skuadrën e topcinjëve. Konkurenca për Villën shtohet gjithmon e më shumë duke pas parasysh se për këtë lojtar janë në lojë të fortë edhe sheikët e Manchester Cityt të cilët sic jemi mësuar edhe më parë nuk e kanë problem cështjen financiare për ta marrë në ekipin e tyre goleadorin e Barcelonës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button