Eurostati tregon shkaqet më të zakonshme për vdekje në Evropë dhe në RMV

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kanceri së bashku janë shkaku për më shumë se gjysmën e rasteve të vdekjeve në BE, duke filluar nga 52 për qind në Francë në 82 për qind në Bullgari. Pas këtyre dy sëmundjeve, shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjes në shumicën e vendeve të BE-së janë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, siç tregojnë të dhënat e Eurostat.

Bullgaria ka vdekshmërinë më të lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut – 66 për qind, ndërsa më të ulët Danimarka – 23 për qind. Në vendin tonë, sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut janë shkaku i vdekjes së 51.8 për qind të rasteve.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës në vitin 2019, shkaqet më të zakonshme të vdekjes në vendin tonë janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut – 51.8 për qind, neoplazmat me 18.6 për qind, simptomat, shenjat dhe rezultatet klinike anormale, të pa klasifikuara diku tjetër me 10.7 përqind, endokrinet,sëmundjet nutritive dhe metabolike me 4.6 për qind, etj.

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut kanë qenë shkaku kryesor i vdekjes në të gjitha vendet e BE-së, përveç Danimarkës, Irlandës, Francës dhe Hollandës, ku ka qenë kanceri, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2017.

Për një krahasim të duhur midis vendeve, Eurostat kryen analizë të numrit të vdekjeve për 100.000 banorë.

Bullgaria ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në BE në vitin 2017 me 1.631 vdekje për 100.000 banorë. Pasohet nga Rumania me 1.488, pastaj Letonia me 1.485, Hungaria me 1.470 dhe Lituania me 1.418 vdekje për 100.000 banorë.

Shkalla më e ulët e vdekshmërisë në BE është në Francë me 838 vdekje për 100.000 banorë, sipas të dhënave nga viti 2016, pas së cilës pason Spanja me 844, Italia – 875 dhe Luksemburgu – 911 dhe Suedia – 916.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button