Taravari: ASH do të hynte në koalicion me BDI nëse Ziberi bëhet kryeministër

Do të hynim në qeveri me BDI, vetëm nëse Naser Ziber është i caktuar për kryeministër, tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët për Tv Telma.

“Formimi i Qeverisë është një lojë me numra, natyrisht, ne thamë, nëse Naser Ziberi është kryeministri, ne do ta mbështesim. Nëse jo, të gjitha kombinimet e tjera ku do të pajtoheshim me dikë në pika të caktuara programore dhe parime të qeverisjes së mirë, ne jemi këtu për të ndihmuar dhe nëse mund të bëjmë 61 deputetë pa BDI – tha Taravari.

Ndërkaq udhëheqësi i partisë LSDM, Zoran Zaev, për Telma, thotë se nuk ka marrëveshje paraprake dhe përsëri bëri thirrje për përmbajtje dhe mirëkuptim kur bëhet fjalë për negociatat për shumicën dhe Qeverinë, takime të grupeve punuese dhe drejtuesve të partive.

LEXO: Formimi i Qeverisë: Partitë intensifikojnë takimet, fshehin detajet, Pendarovski pret afatin 10 ditor që të dorëzojë mandatin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button