fbpx

Shmangia e përqendrimit të tepruar të mediave është një nga masat për të mbrojtur pluralizmin

Me tetë rekomandime për rregullimin e ardhshëm të pronësisë së mediave në vend, studimi Pluralizmi i pronësisë së mediave në mjedisin e ri të mediave nga ekspertët Zahn Fransoa Furnemont dhe Snezhana Trpevska ofron mundësi për ndryshime dhe plotësim të Ligjit për media dhe veçanërisht Ligjin për Shërbimet mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Agjencia për shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thonë se rregullat ekzistuese për përqendrimin e pronësisë së mediave janë të vjetruara dhe këto çështje po marrin kuptim të ri në kontekstin e teknologjive digjitale, konvergjencës, përhapjes së mediave të reja në internet dhe copëzimit të tregut dhe audiencës.

Të dy autorët e studimit në rekomandimet e ofruara thonë se ligji aktual vazhdon të përqendrohet në mjedisin “tradicional” të mediave dhe nuk merr parasysh ngritjen e shërbimeve dhe platformave të reja, ndërsa ata gjithashtu besojnë se ligji është mjaft i rreptë për sa i përket kufizimeve të përqendrimit gjeografi edhe për lejet edhe për zonat e mbulimit.

“Gjatë rishikimit të rregullave ekzistuese, politikë-bërësit e Maqedonisë duhet të kenë kujdes që të gjitha kufizimet në të ardhmen, me ç’rast secila veçmas ka ndoshta qëllim legjitim, që të respektojnë kolektivisht parimin e proporcionalitetit dhe të mos dëmtojnë zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm audiovizuel”, theksohet në rekomandimin e parë në studim.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu, që rregullat e përqendrimit të rishikohen për t’iu përshtatur mjedisit “të ri” të mediave. Në një auditim të tillë, për të vlerësuar se cilat prej tyre janë akoma proporcionale dhe legjitime në mjedisin aktual të mediave e veçanërisht rregullat për zonat jo-fqinje. Në të njëjtën kohë, këshillohet që në atë auditim të përfshihet një vlerësim i masave të mundshme alternative të përqendrimit që synojnë mbrojtjen e pluralizmit mediatik.

“Propozimi i aktorëve të ndryshëm për të ridefinuar tregjet rajonale sipas kritereve të përcaktuara ekonomike është shumë i vlefshëm dhe ekspertët rekomandojnë që organi rregullator të konsiderojë mundësinë e porositjes së një analize të veçantë ekonomike që do të përcaktonte rajonet e ardhshme të radiodifuzionit”, rekomandojnë autorët.

Rekomandimi i tyre është që të tërhiqet ndalimi i pronësisë së kryqëzuar ndërmjet radiodifuzerëve dhe gazetave në ligjin aktual, si dhe ndryshimet në nenin 39 për të shmangur konfuzionin se ndalimi i radiodifuzionit të njëkohshëm e përfshin edhe fitim të kapitalit si në televizion ashtu edhe në radio. Sidoqoftë, të dy autorët vlerësojnë se kufizimi i përqendrimit të pronësisë midis radiodifuzerët dhe kompanisë së reklamave dhe marketingut duhet të mbetet.

“Ligji gjithashtu përmban mjaft dispozita të paqarta për çështjet e përqendrimit mediatik i krijuar përmes personave të lidhur. Megjithëse është i detajuar, disa elementë të definicionit të personave të lidhura janë përshkruar në mënyrë të paqartë, kështu që ekspertët rekomandojnë që këto dispozita të sqarohen duke marrë parasysh situatat praktike në zbatimin e tyre.”

Ekspertët në studimin e publikuar rekomandojnë që dispozitat e transparencës për publikun të përshtaten në mjedisin e internetit për të siguruar që të dhënat pronësore të publikohen në mënyrë efektive dhe të përshtatura nga ofruesit e shërbimeve të mediave në Internet, kur qëllimi i tyre kryesor ose pjesa e qartë i kushtohet ofrimit të përmbajtja audiovizuele.

Studimi për nevojat e ASHMAV ka bërë vlerësimin e dispozitave ligjore aktuale për përqendrimin e pronësisë në sektorin audiovizuel dhe e njëjta është përgatitur në kuadër të projektit “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut(JUFREKS 2)” që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrument Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close