Amerika Latine dhe Karaibet, epidendra e re e pandemisë globale

Amerika Latine dhe Karaibet janë bërë rajoni më i goditur në botë nga koronavirusi.

Pandemia që ka shkaktuar vdekjen e 715 mijë personave dhe infektimin e më shumë se 19 milionë të tjerëve në të gjithë botën, e kthen këtë zonë mes më të prekurave në glob. Numërohen atje 213120 viktima, shifër kjo më e larta në botë, madje më e lartë se ajo në Evropë që ka regjistruar 212660 viktima. Në shtatë ditët e fundit, një viktimë në çdo dy të regjistruara në botë ishte në Amerikën Latine, transmeton TCH.

Rajoni, veç të tjerash, është edhe më i godituri për sa i takon infektimeve me më shumë se 5.3 milionë, kryesisht të përqëenderuar në Brazil, ku bilanci i viktimave i afrohet kuotës 100 mijë dhe infektimet kanë kapërcyer 2.9 milionë.
Bilancit të kësaj zone i rëndon edhe ai i Meksikës, që është i treti në nivel global për sa i takon viktimave me mbi 50 mijë të vdekur dhe 462690 raste të konfirmuara.

Edhe Kolumbia ka një bilanc të rëndë, me mbi 12 mijë viktima. Në Kubë ndërkohë rastet e përditshme po rriten duke shkuar në nivelin e muajve mars dhe prill dhe autoritetet kanë vendosur masa të reja kufizuese për qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve në havana. Tronditëse janë edhe të dhënat nga SHBA, ku rastet e koronavirusit po shkojnë shpejt drejt 5 milionëve. Sipas të dhënave të fundit të universitetit John Hopkins, bilanci total i rasteve është 4941635 përfshirë 161347 viktima. Ndërsa në Australi, në shtetin e Viktorias, janë regjistruar 466 raste të reja koronavirusi dhe 12 viktima. Në këtë shtet janë marrë masa të ashpra izolimi dhe autoritetet thonë se duket se po funksionojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button