Afro pesë milionë amerikanë të infektuar me COVID-19

Afro pesë milionë persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Universiteti “John Hopkins”, ato janë që nga fillimi i pandemisë.

Mbi 50 mijë raste të reja janë regjistruar vetëm gjatë të premtës, kurse shifrat pritet që të kalojnë mbi pesë milionë gjatë të dielës dhe të henës, shkruan CNN përcjell Klan Kosova.

Kurse mbi 1 mijë persona janë regjistruar të vdekur.

Numri total i të vdekurve nga pandemia COVID-19 në të gjithë SHBA-në ka kaluar mbi 160 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button