Tekniku mjekësor suedez do të bartë përvojën në trajtimin e pacientëve me kovid-19 në Klinikën e sëmundjeve infektive

Hans Jorgen Mihael Selberg është teknik mjekësor nga Suedia, i cili  më 4 gusht arriti në vendin tonë që përmes Mekanizmit evropian për mbrojtje civile t’iu ndihmojë kolegëve të tij në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë kujdesit të pacientëve me kovid-19, kanë informuar nga Ministria e shëndetësisë.

Nga Klinika e sëmundjeve infektive thonë se Jorgen është përshtatur mirë në procesin e punës me kolegët e tij të rinj. Ai ka ndarë përvojat e tij me kolegët nga vendi ynë ndërsa këta të fundit i kanë ndihmuar atij të përfshihet në procesin e punës, transmeton Meta.mk.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për solidaritetin dhe dëshirën e tij për ndihmë dhe shpresojmë që nisma të tilla për ndihmë të ndërsjellë të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thonë nga klinika.

Angazhimi i tij i punës do të zgjasë një muaj. Gjatë kësaj periudhe ai do të punojë në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile.

Përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, që është koordinatori kryesor i Mekanizmit evropian për mbrojtje civile që nga fillimi i krizës me kovid-19, është realizuar mbështetja për disa institucione shtetërore në vendin tonë, përfshirë edhe Ministrinë e shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button