Pa asnjë garë, zgjidhen përfaqësuesit e Maqedonisë në Eurovision

Këngëtari Vlatko Lozanovski dhe këngëtarja rome Esma Rexhepova do të jenë përfaqësuesit e Maqedonisë në Eurovision. Informacionin e ka publikuar menaxheri i Lozanovskit, por ende nuk kanë sqaruar se si do të realizohet zgjedhja e kësaj këngë.

 Kaliopi, e cila vjet e kishte përfaqësuar Maqedoninë në Eurovision, vetë e ka zgjedhur autorin e këngës dhe këngën e kompozuar. 

Ndryshe, Maqedonia vitet e fundit e ka eliminuar garën në mes këngëtarëve për të konkurruar se kush do të shkojë në Eurovosion, ngjashëm siç vendoset në vende të ndryshme të Evropës. 

Në mungesë të garës, TVM vetë vendos se kush do të shkojë në Eurovision./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button