Ronaldo divorcohet për here të tretë!

Luis Nazario Da Lima Ronaldo, ish futbollisti Brazilian i cili njihet me nofkën “fenomeni”, i ka dhënë fund edhe lidhjes së tij të tretë me bukuroshen latine Bia Antony.

Lajmin për mediat braziliane e ka komunikuar vetë Ronaldo i cili ka thënë se kanë rënë dakord me Antony që lidhja e tyre të përfundoj pas një kohëzgjatje prej 7 vitesh.

Mosmarrveshjet e cifit janë paralajmëruar edhe me herët nga mediat braziliane, por tashmë sic duket këta të dy kanë marrë vendimin final. Ronaldo dhe Antony kanë bashkë dy fëmijë nga katër gjithsej sa ka Ronaldo i cili më herët ka qënë në lidhje edhe me prezantuesen italiane Daniela Cicareli si dhe lidhja e tij e parë me të cilën ka djalin e madh Ronald, modelen dhe futbollisten Milene Domingesh.

Tashmë Ronaldo është përsëri i lirë, ka kaluar problemet me mbipeshën dhe sigurisht ka në shenjë ndonjë bukuroshe tjetër që do të jetë shoqëruesja e tij e radhës, janë shprehur burime të afërta me lojtarin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button